“Më kujtohet ndeshja e fundit, bënë lojë të pandershme”! Brdaric nuk e harron Kastriotin: Në Shqipëri ka mentalitet gjerman

Vllaznia do të përballet kundër Kastriotit dhe kjo sfidë do të jetë e bukur për shkakun se fitorja kërkohet nga të dyja kampet me ngulm. Gjithashtu edhe historia e këtij sezoni mes këtyre skuadrave tregon se do të kemi një luftë të fortë sportive. Trajneri Brdaric nuk e harron momentin kur krutanët do t’i merrnin pikë shkodranëve, me lojën “e pandershme”. Të paktën kështu e ka cilësuar tekniku i Vllaznisë, ku përpara ndeshjes ka prekur shumë tema sipas raportimit të “Supersport”:

“Si fillim, është një ndjenjë shumë e mirë kur e ke vetë në dorë për të arritur objektivat. E dimë që me përqendrim maksimal, me këtë ekip mund të bëjmë mirë dhe jemi të bindur se do ia dalim, për të arritur qëllimin që kemi në fund. Puna e fortë duhet të vendosë ndeshjen e nesërme.

E njohim shumë mirë kundërshtarin dhe e dimë çfarë stili loje kanë. Më kujtohet ndeshja e fundit këtu, ku veç motit që ishte shumë i keq, ata bënë një lojë të pandershme. Gjithsesi e kemi harruar atë dhe duhet të mendojmë dhe të bëjmë një lojë të zgjuar, të veprojmë shpejtë dhe mos i lemë ata që të zhvillojnë stilin e tyre të lojës.

Titulli kampion? Përgjigja është e thjeshtë, ne jemi në këtë pozitë dhe nuk na intereson çfarë kemi bërë në të shkuarën. Të ecim përpara dhe të mësojmë nga gabimet. Është një proces pune që vazhdon, për të rritur dhe ruajtur balancën e stilit të lojës që kemi vendosur të luajmë. Jemi krenarë për këtë kampionat dhe për momentin duhet të ruajmë këtë pozitë. Skuadrat që kemi përpara janë të mira, kanë investuar më shumë se ne dhe kanë më shumë eksperiencë, por ne duhet të rritemi.

Çdo ndeshje është një betejë dhe sfidë, dhe duhet të jemi gati për to. Nuk duhet të harrojmë kushtet e vështira për t’u stërvitur këtu. Kemi kaluar një dimër të vështirë, ku kushtet kanë qenë realisht të vështira. Shoh që ekipi im ka përparuar dhe jemi në finalen e sezonit. Me punë të fortë kemi arritur edhe rezultatet. Mos harrojmë që ngjeshja e ndeshjeve ka ndikuar dhe ia kemi dalë mirë.

Më pëlqen Gjermania, më pëlqen Shqipëria dhe shoh që këtu në Shkodër dhe Shqipëri ka një mentalitet gjerman. Kam dëshirë që të sjell këtu pak nga mentaliteti gjerman dhe mendoj se nga fillimi kemi bërë mirë, teksa shpresojmë të bëjmë edhe në të ardhmen. Jam shumë i kënaqur me vendimin për të bërë Gurishtën kapiten, sepse është një lider i vërtetë bashkë me gjithë të tjerë”, tha Brdaric. /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online