Fitore e madhe e Napolit kundër Fiorentinës, Juventusi është thuajse jashtë Champions League

Napoli ka fituar në shifrat 0-2 kundër Fiorentinës duke marrë triumfin më të rëndësishëm të kampionatit. Hysaj dhe Rrahmani luajtën nga minuta e parë duke bërë performancë pozitive.

Por kjo fitore e Napolit e nxjerr Juventusin thuajse nga Champions League. Nëse Milani do të bëjë detyrën në shtëpi ndaj Cagliarit, mbetet dhe një biletë e vetme që diskutohet mes Napolit dhe Juventusit.

Ekipi i Gatuzos është 1 pikë para bardhezinjëve dhe ndeshja e fundit do të luhet kundër Veronës në shtëpi. Kriza e madhe financiare e Juventusit do të rëndohet pas këtij dështimi dhe me siguri do të kërkohet shumë kohë që bardhezinjtë të kthehen në sundimin e dikurshëm. /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online