Do përmbysjen e madhe për të shkruar historinë, presidenti i Teutës u bën thirrje tifozëve: Ejani në “Elbasan Arena”

0

Gjithçka për gjithçka për të shkruar historinë. Kjo është ajo çfarë synon Teuta të bëjë ditën e nesërme, kur luan shansin e fundit për një vend në “play off“ të UEFA Conference League. Ndeshja e parë me Shamrock Rovers është mbyllur me fitoren 1-0 të irlandezëve, duke e lënë kualifikimin të hapur në ndeshjen e kthimit në Shqipëri.

Por për të mbërritur në përmbysjen e madhe durrsakët kanë nevojën e mbështetjes së tifozerisë së tyre. Vetë presidenti Hasanbelli u bën thirrje tifozëve të Teutës përmes faqes zyrtare të klubit, ku i fton të gjithë të jenë të pranishëm në “Elbasan Arena“ për të krijuar një atmosferë sa më motivuese për të mposhtur Shamrock Rovers.

“Presidenti, Z.Edmond Hasanbelli, i bën thirrje të gjithë tifozëve dhe dashamirësve të futbollit Durrsak, të vijnë në “Elbasan Arena” të mbështesim skuadrën tonë të përbashkët në këtë ndeshje mjaft të rëndësishme të Uefa Conference League. Ju faleminderit. Forca Durrësi”, është mesazhi i përcjellë nga klubi i Vllaznisë./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

You might also like
Leave A Reply

Your email address will not be published.