VIDEO/ Nuhatja perfekte e Tuchel! Zëvendëson portierin vetëm për penalltitë, Kepa bën heroin dhe i jep Superkupë Chelsea-t

Chelsea e nis sezonin e ri me një trofe në duar. Blutë e Londrës kanë fituar Superkupën e Europës përballë Villareal. Ziyech kaloi në avantazh skuadrën angleze në minutën e 27, ndërsa në pjesën e dytë Moreno barazon gjithçka dhe e dërgon sfidën në shtesa. As koha shtesë nuk mjaftoi për të përcaktuar fituesin dhe skuadrat i drejtohen ruletës ruse të penalltive.

Në këtë pikë hyn në punë edhe dora e trajnerit, teksa Tuchel tregon nuhatjen perfekte për të fituar trofeun. Pak minuta para përfundimit së kohës shtesë, trajneri i Chelsea-t zëvendëson portierin Mendy, për ti lënë vendin Kepa Arrizabalagës. Spanjolli ia ka shpërblyer besimin, duke bërë heroin brenda shtyllave.

Dy penallti të pritura ndezin festën e bluve, që tashmë i gëzohen trofeut të Superkupës së Europës. Tuchel rrezikon me vendimin e marrë për zëvendësimin e portierit, duke nisur edhe nga precedenti Southgate në finalen e Euro 2020, ku dy lojtarët e aktivizuar vetëm për të goditur penalltinë ishin pikërisht ata që gabuan dhe falën trofeun. Megjithatë sot nuk ka qenë rasti i tillë, teksa lëvizja e bërë nga Tuchel sjell suksesin në Londër./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online