Juventusi nuk arriti të menaxhonte mirë periudhën më deçizive të sezonit. Me një titull praktikisht të fituar, bardhezinjtë nuk erdhën në formën e tyre më të mirë në ndeshjet e burrave në Champions, pavarësisht se kishin mundësi për të pushuar në Serie A.
Megjithatë, ekipi i Alegrit u prek nga “mallkimi” i dëmtimeve. Në fillim Kielini dhe Manxhukiç, dy ndër lojtarët kyç dhe shpirti i ekipit. Pa to edhe grinta karakteristike e Juves u zbeh në maksimum.
Në infermieri kanë përfunduar edhe Perin, Kaseres, Dibala, Dagllas Kosta dhe i fundit… Sami Kedira. Mesfushori ka patur shumë probleme fizike këtë sezon, ndërsa tani ka vendosur të mos presë më.
Gjermani ka publikuar në rrjetet sociale vendimin e marrë, duke konfirmuar se sezoni i tij ka mbaruar. “Pas katër muajve dhimbje në gjurin tim, një ditë më e keqe se tjetra, kam vendosur të kryej operacion dhe të rikuperohem plotësisht. Operacionin do e bëj brenda dy javëve të ardhshme”, shkruan shkurt dhe qartë Kedira, duke i dhënë kështu fund sezonit.
After four months of continuous pain in my knee – some days worse than others – I have decided to undergo surgery, letting it fix and heal fully. The surgery is planned to take place in the next two weeks. #SK6 (1/2) pic.twitter.com/Y8Jghdrpks
— Sami Khedira (@SamiKhedira) April 18, 2019