Mançester Junajtid ka probleme në mbrojtje. Këtë vit kanë pësuar më shumë gola (43) se çdo skuadër e gjashtëshes së parë. Skuadrës se Solskjaer i duhet me patjetër një blerje e madhe në këtë repart dhe është gati të veprojë.
Në shënjestër ka vënë një prej mbrojtësve më të mirë të momentit, Kalidu Kulibali. Për senegalezin “djajtë e kuq” janë gati të bëjnë një çmenduri. Sipas “The Sun”, pritet të ofrojnë një shifër, që arrin 110 milionë eurot. Kulibali me paraqitjet e tij e ka futur veten në katërshen e më të mirëve të Botës.
Për më të mirët duhet të paguash dhe në Mançester e dinë mirë këtë. Nëse Napoli e lejon këtë lëvizje, do të regjistrohej një rekord i ri për shifrën e transferimit të një mbrojtësi. Për momentin 85 milionë eurot e transferimit të Van Dijk qëndrojnë në vendin e parë.