Ditën e nësërme hidhet shorti! Partizani, Vllaznia dhe Laçi mësojnë rivalët e mundshëm, rrezikohet një derbi shqiptar

Mesditën e nesërme do të hidhet shorti për turin e parë kualifikues të kompeticionit më të ri të Europës. UEFA ka bërë publike vazot e ndara për ekipet që kanë siguruar një biletë për në kualifikueset e Ligës së Konferencës, duke njohur kështu klubet me kundërshtarët e mundshëm përpara se të hidhet shorti.

Pjesëmarrës në këtë kometicion janë edhe 3 skuadra të Kategorisë Superiore, Partizani, Vllaznia dhe Laçi. Këta të fundit gjenden në grupin e 4-t dhe emri që fati mund ti rezervojë përballë do të jetë njëri mes Noah (Armeni), Milsami (Moldavi), Podgorica (Mali i Zi) dhe Dila Gori (Gjeorgji).

Ndërkohë një derbi shqiptar mund të projektohet ditën e nesërme për Partizanin, që ka si rival të mundshëm ekipin e Llapit. Përpos tij, janë edhe 3 klube të tjera si Sfintul Gheorghe(Rumani), Dinamo Batumi(Gjeorgji) dhe Urartu (Armeni). Sa i përket Vllaznisë, shkodranët do të tërheqin një prej Fehervar (Hungari), Sutjeska (Mali i Zi), Petroclub-Hincesti (Moldavi) dhe Siroki Brijeg (Bosnje dhe Hercegovinë)./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

Kundërshtarët e mundshëm të Vllaznisë

1 Fehérvár FC (HUN)
2 Sutjeska (MNE)
3 Petrocub-Hincesti (MDA)
4 Široki Brijeg (BIH)

Kundërshtarët e mundshëm për Partizanin

5 Sfintul Gheorghe (MDA)
6 Dinamo Batumi (GEO)
7 Llapi (KOS)
8 Urartu (ARM)

Kundërshtarët e mundshëm për Laçin

5 Noah (ARM)
6 Milsami Orhei (MDA)
7 Podgorica (MNE)
8 Dila Gori (GEO)

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online