VIDEO/ Europiani i portierëve! Autobuzi i Suedisë ndalon Spanjën, statistika të pabesueshme për pikë të barabarta

0

Spanja është ndalur në barazimin pa gola kundër Suedisë. Kjo sfidë nuk ka prodhuar shumë emocione dhe kishte pak momente për t’u mbajtur mend. Megjithatë është thuajse e pabesueshme duke parë statistikat e ndeshjes që të dyja Kombëtaret kanë marrë të njëjtën sasi pikësh pas vërshëllimës së trefishtë.

Ekipi i Erique ka pasur 85% të mbajtjes së topit karshi 15% të Suedisë. Spanja ka bërë gjithashtu 917 pasime kundër 161 pasimeve të kundërshtarëve. Gjithë kohën në zotërimin e topit, por edhe njëherë tjetër u vërtetua se te Spanja kanë problem të madh me sulmuesin e mirfilltë që mund të dërgojë topin në rrjetë.

Alvaro Morata nuk bind aspak për të mbajtur mbi shpatulla Kombëtaren, ndërsa nga ana tjetër nuk duhet të harrojmë portierin Robin Olsen. Në ekipin që kishte parkuar autobuzin, sa herë ky i fundit shfaqte probleme, Olsen ishte gati për ta riparuar. Duket se Europiani i përket zbulimeve të portierëve, të paktën deri në momentin që flasim. /Sport Ekspres/

You might also like
Leave A Reply

Your email address will not be published.