Myrto Uzuni dhe Ardian Ismajli kanë pësuar humbje me skuadrat e tyre në takimet e sotme të kampionatit kroat. Lokomotiva e Uzunit u mund 3 – 2 nga Gorica, ndërsa Hajduku i Ismajlit u mund 3 – 1 nga kampionët e Dinamos. Qendërmbrojtësi shqiptar luajti për 90 minuta në këtë ndeshje, ndërsa sulmuesi Françesko Tahiraj nuk u aktivizua.
Në ndeshjen e Lokomotivës pati një risi në grumbullim. Mesfushori shqiptar Indrit Tuci debutoi në të parin grumbullim me ekipin e parë. Talenti 18-vjeçar u fut në fushë në minutën e 77-të. Lojtari i ekipeve të moshave të Shqipërisë u bë pjesë e akademisë së Lokomotivës gjatë muajit janar. Ecuria e mirë në kampionatin e moshave ka sjellë që i riu shqiptar të marrë vëmendjen e ekipit të parë.
https://www.instagram.com/p/Bx7_zLfAEm4/?utm_source=ig_web_copy_link