Dita e trajnerëve, Pioli zyrtarizohet te Fiorentina

0

Stefano Pioli është trajneri i ri i Fiorentinës. Lajmi është dhënë nga klubi vjollcë me një komunikatë në Tëitter, duke bërë kështu që ish-trajneri i Interit të gjejë klub të ri vetëm pak javë pasi u nda nga Interi, aty ku pikërisht sot u zyrtarizua Luçiano Spaleti.

Pioli, 51 vjeç, ka drejtuar në Serinë A edhe Parmën, Kievon, Bolonjën e Lacion, ndërsa tani merr vendin e Paulo Souzës, i cili e mbylli keq aventurën në Firence, ku pati shumë luhatje në lojë e rezultate.

Pioli kthehet në shtëpi, sepse ka luajtur 156 ndeshje me Fiorentinën, në periudhën 1989-1995, duke qenë edhe kapiten, ndërsa tani firmos për dy vjet.

You might also like
Leave A Reply

Your email address will not be published.