Dita e Spaletit: Ta kthejmë Interin në majë!

Luçiano Spaleti ka disa ditë që është bërë zyrtarisht trajner i Interit, por fillimisht shkoi në Kinë për të firmosur dhe takuar pronarët e klubit zikaltër, ndërsa sot ishte dita e prezantimit në Apiano Xhentile, qendra stërvitore e Interit, ku dhjetëra gazetarë ishin të pranishëm në konferencën për shtyp.

Fillimisht Spaleti i ka bërë komplimente skuadrës së të rinjve, Primavera-s së drejtuar nga Stefano Veki, që sapo është shpallur kampione e Italisë, ndërsa më pas ka folur për zgjedhjen e tij për të marrë drejtimin e Interit: “Kam zgjedhur Interin për ta rikthyer aty ku i takon. Kam imagjinuar një histori plot gjëra të bukura dhe dua t’i përjetoj të gjitha deri në fund, si aktor kryesor, por edhe si spektator i privilegjuar”.

Projekti taktik – “Kam menduar për një 4-2-3-1, duhet të jemi gati edhe për gjëra të tjera. Sistemi i lojës nuk ka shumë rëndësi, pasi së pari duhet të njohësh koncepte të rëndësishëm dhe të kesh një skuadër që e di ku duam të shkojmë. Nëse nuk do të jemi një skuadër e forta si mentalitet, karakter e cilësi loje, do të hapim krahun”.

Perishiç – “Ka disa vite që nuk fitojmë asgjë, ndaj duhet provuar diçka e re, përndryshe nuk ndryshon asgjë. Kemi lojtarë të fortë, por që duhet të futen në mekanizmin e skuadrës. Dua që gjithë lojtarët të arrijnë t’i japin shokut të skuadrës diçka nga cilësitë e veta”.

7 vitet e fundit, trajnerë pa fund tek Interi – “Duke e parë situatën nga jashtë, duket skandaloze që Interi është jashtë Europe. Unë nuk jam më i zoti se të tjerët, por jam ndryshe, kam besim te mënyra ime e punës dhe kërkon besim të plotë nga lojtarët, do jem me ta 100%, çfarëdo që të ndodhë. Dhet ta kthejmë Interin breda historisë së vet”.

Juventusi dominues prej vitesh – Në përballjen direkte nuk pashë ndonjë hendek shumë të madh. Juve duhet respektuar, sepse është një klub i fortë, një skuadër e fortë, që meriton komplimente për triumfet, sepse nuk është e lehtë të fitosh, edhe nëse ke lojtarë të shkëlqyer. Kemi respekt për Juventusin, por nuk duhet ngatërruar me frikën. Kur të ndeshemi me ta, nuk do të rrëzohemi në hapin e fundit”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *