Dita e prezantimeve, Vllaznia nënshkruan me pesë futbollistë

0

Vllaznia tani duhet të nxitojë për të kompletuar skuadrën, pasi në prag është ndeshja e parë me Korabin. Skuadra shkodrane po përgatitet për një edicion aspak të zakontë, pasi do i duhet që të garojë në Kategorinë e Parë.

Sot kanë ardhur dhe zyrtarizimet e radhës nga klubi buqeblu. Nuk bëhet fjalë vetëm për afrim, por dhe për rinovime, me disa prej lojtarëve që janë konsideruar nga stafi teknik të nevojshëm për sezonin e ri.

Vllaznia ka zyrtarizuar afrimin e Valto Zeqajt, Dejvi Bilali dhe Silvio Zogaj. Njëkohësisht ka bërë me dije dhe rinovimet me mbrojtësin Erdenis Gurishta dhe mesfushorin Arsen Hajdari. Në Shkodër kanë nisur që të lëvizin, edhe pse pak vonë.

POSTIMI I PLOTË I VLLZNISË

“Vllaznia ka vijuar edhe sot me procesin e firmosjes së kontratave të reja apo dhe me rinovimin e atyre ekzistuese. Kështu, pas firmës së hedhur pak ditë më parë nga futbollistët Dan Ignat, Sergio Rodrigues Pereira Junior dhe Eziamaka Collins Ikenna, sot janë firmosur edhe pesë kontrata të tjerë.

Fillimisht me lojtarët e ardhur këtë sezon tek skuadra jonë. Duke filluar nga mbrojtësi i qendrës Valto Zeqaj, mesfushori i qendrës Dejvi Bilali dhe mesfushori me tipare sulmuese Silvio Zogaj, i cili siç dihet është formuar tek Akademia Vllaznia, para se të kalonte tek Luftëtari dhe Laçi. Me këto futbollistë janë firmosur kontrata dyvjeçare.

Përveç këtyre futbollistëve, janë rinovuar kontratat edhe me mbrojtësin Erdenis Gurishta dhe mesfushorin Arsen Hajdari. Ky proces do të vijojë edhe ditën e nesërme me hedhjen e firmave të të gjithë lojtarëve që janë në planet e stafit teknik për sezonin e ri”.

 

You might also like
Leave A Reply

Your email address will not be published.