“Zvicerani” Albian Ajeti: Dua të ndjek hapat e Shaqirit

Albian Ajeti do të luajë për përfaqësuesen e Zvicrës dhe ky është një realitet tashmë. Pas rastit të vëllezërve Boateng e Xhaka, vjen radha e atyre Ajeti, që të luajnë për Kombëtare të ndryshme.

Sulmuesi, i cili luan me Bazelin duket entuziast për faktin që do të luajë me Shaqirin në skuadër dhe uron ta ketë edhe shok dhome, por për më tepër edhe të ndjekë gjurmët e tij. Në një prononcim për mediat zvicerane vëllai i Arlind Ajetit, i cili luan për Shqipërinë është mjaft entuziast për zgjedhjen e tij.

“Pas ndeshjes në Europa League thirra familjen për t’u bërë me dije zgjedhjen time. E diskutova me vëllezërit e mi dhe ata e pranuan vendimin për të luajtur me Zvicrën. Deri tani është folur shumë me këtë çështje, por un jam shumë i lumtur që do të jem pjesë e Zvicrës”.

“Kam miqësi të ngushtë me Shaqirin, e prandaj do të qëndroj në një dhomë me të. E pse jo të ndjek edhe gjurmët e tij te kjo përfaqësuese”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online