Dita e parë si milanist, Higuain “fluturon”

Gonzalo Higuain do të jetë pjesë e Milanit sezonin e ardhshëm dhe për këtë kuqezinjtë kanë paguar 18 milionë euro për huazimin. Nëse duan ta blejnë, verën e ardhshme duhet të çojnë në arkat e Juventusit edhe 36 milionë të tjera.

Argjentinasi ndërkohë ka zbritur në fushën e blertë dhe ka nisur përgatitjet nën urdhrat e Xhenaro Gatuzos. Sulmuesi ndihet mirë te kuqezinjtë dhe është i kënaqur që ka takuar mikun e tij të vjetër, Lukas Biljan.

Në llogarinë e tij në “Instagram”, sulmues shkruan: “Dita e parë e stërvitjes me MIlanin. jam shumë i lumtur që kam ardhur këtu. Bukur të ritakohem me mikun tim Lukas Bilja. Ditë të mbarë të gjithëve”.

https://www.instagram.com/p/BmA8Fxmg1Vy/?utm_source=ig_web_copy_link

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *