Një ditë e çmendur ajo e Uimbëldonit pasditen e djeshme. Pas rezultateve të çerekfinaleve, legjenda zvicerane Roxher Federer është favorit absolut, pasi u hakmor ndaj Milosh Raoniç (e eleminoi vitin e shkuar) kur në kompeticion janë eliminuar me radhë Nadal (i eleminuar që në 1/16) Xhokoviç dhe numri 1 i botës, Endi Mërej.
Ky i fundit u mund në një betejë me pesë sete ndaj patriotit Sem Kuerej, ku pas tre seteve të para ai kryesonte 2-1, por një dëmtim në fundshpinë kushtëzoi lëvizshmërinë e tij ne dy setet e ardhshme, që i humbi me rezultatin identik 6-1.
Ndërkaq, Xhokoviç u tërhoq në fillim të setit të dytë pas një dëmtimi ne shpatull, duke i dhënë mundësinë çekut Tomas Berdih të kalojë në gjysmëfinale ku do te gjejë Federer.
Sa i përket çiftit tjetër gjysmëfinalist, Sem Kuerej do të përballet me Marin Çiliç, që mundi luksemburgasin Myler.