Komisioni i Disiplinës është mbledhur ditën e sotme dhe ka marrë vendimet mbi parregullsitë e hasura gjatë fundjavës. Ndeshja Besa-Bylisi kishte vëmendjen kryesore, pasi u godit anësori Denis Rexha dhe u ndërpre ndeshja. Këtë herë Disiplina është kthjelluar dhe ka zbatuar rregulloren. Tetë ndeshje minimalisht pa tifozë dhe humbje në tavolinë, dënimi minimal që parashikohej. Ndërkohë Tirana ka kërkuar rishikimin e dënimit për Ngo, por Disiplina e ka hedhur poshtë.
VENDIMET E DISIPLINËS
-Zyrtari i KF “Besa”, Emiljano Bizhdili, për sjellje jo sportive ndaj zyrtarit të ndeshjes, në bazë të Nenit 49/2/a të KDS, dënohet me 8(tetë) ndeshje pezullim nga aktiviteti.
-KF “Besa”, për sjellje të gabuar të spektatorëve dhe hedhje te sendeve të forta në fushën e lojës duke shkaktuar ndërprerjen përfundimtare të ndeshjes si dhe duke shkaktuar akte dhune, në bazë të Nenit 49/5 dhe 66/3/c të KDS, dënohet me humbjen e ndeshjes në tavolinë me rezultatin 3 me 0 dhe zhvillimin e 8 (tetë) ndeshje pa spektator në stadiumin përkatës.
-Rrëzimin e kërkesës se lojtarit të KF “Tirana”, Michael Ayodeji Ngoo, si të pa bazuar në Kodin e Disiplinës Sportive.