DIREKT/ Skocia shënon sërish, shuhen shpresat e kuqezinjve

Ashtu si pak ditë më parë, kuqezinjtë do tentojnë që të marrin një tjetër rezultat pozitiv, por këtë herë në Skocinë e largët.Të besuarit e Kristian Panuçit kërkojnë një fitore që do i konfirmonte si pretendentë për të fituar grupin 1 të Ligës C.

Hera e parë që skuadra shqiptare përballet me Skocinë. Në ndryshim nga ndeshja me Izraelin, tekniku italian ka bërë tre ndryshime në formacion, duke aktivizuar nga minuta e parë Ndojn, Balajn dhe Lilajn.

PJESA E PARË

Është mbyllur pjesa e parë në “Hampden Park” në barazim 0-0 mes Skocisë dhe Shqipërisë. Vendasit kanë qenë dukshëm më superior se kuqezinjtë, pasi kanë krijuar raste, por kanë goditur dhe shtyllën.

Pritjet e Strakoshës, por dhe fati e kanë mbajtur portën e Shqipërisë të paprekur. Lilaj dhe Memushaj kanë tentuar të befasojnë, por pa mundur që ta gjejnë rrugën e rrjetës. Vendasit shënuan pak minuta para se të mbyllej pjesa e parë, por me të drejtë anësori e anuloi për pozicion jashtë loje.

Kuqezinjtë nisën që të reagonin me kalimin e minutave, por duket qartë se të besuarit e Kristian Panuçit po mendojnë më shumë për të mos pësuar si fillim.

LIGA E KOMBEVE

LIGA C, GRUPI 1

SKOCI 2-0 SHQIPËRI
Shënues: Gjimshiti (autogol) 47′,Naismith 68′

GOLI

47′ – Pas një harkimi nga e djathta nga Robertson është Neismith që godet me kokë, Gjimshiti devijon, por jo mjaftueshëm, pasi topi shkon në portën e Strakoshës

68’ – Pas një harkimi nga e majta, nuk largohet siç duhet topi nga ana e kuqezinjve, pas tyre ishte Naismith, i cili me kokë nuk e kishte të vështirë që të dyfishonte rezultatin.

EPISODET

66’ – Ndoj pason nga e majta, Balaj godet nga fare pranë, por nuk është i saktë shkodrani, i cili nuk e gjeti dot kuadratin e portës.

63′ – Pas një harkimi nga e djathta, Robertson nuk mundet që të arrijë topin, për fatin e mirë të kuqezinjve.

58′ – Veseli bën gjithçka mirë duke ndalur një goditje mjaft të rrezikshme të Odonëll.

53′ – Lilaj provon të rrezikojë me një goditje nga distanca, por pa rezultat, pasi është i vendosur mirë portieri vendas.

51′ – Kombinime të bukura mes Xhakës dhe Memushajt, vlonjati pason për Balajn, i cili i vetëm me portierin vendas gabon.

42’ – Robertson pason për Neismith, i cili gjen rrugën e rrjetës, por lojtari skocez ishte më i avancuar se mbrojtja e Shqipërisë dhe anësori sinjalizon me të drejtë pozicion jashtë loje.

43’ – Memushaj rrëmben një top dhe avancon i vetë, me të majtën e tij nuk tregohet i saktë, pasi topi shkon ngjitur me shtyllën.

36’ – Mekgregor provon me një goditje të befasishme, por topi ndalet nga Gjimshiti, në vazhdimin e aksionit provon MekDonald, por tentativa e këtij të fundit është krejtësisht e gabuar.

32′ – Pasime të shumta të kuqezinjve, Memushaj pason për Balajn,  i cili shmanget bukur brenda zonës, por gjyqtari sinjalizon se shkodrani ka përdorur duart duke akorduar faull.

25′ –  Hysaj pason bukur për Balajn, por sulmuesi nuk e godet siç duhet topin.

24’ Pas harkimin nga një goditje dënimi, Neismith provon me kokë nga fare pranë, por fati është me kuqezinjtë, pasi lojtare skocez godet shtyllën.

22′ – Lilaj provon nga distanca, topi shkon pak mbi traun e portës së Skocisë.

17′  – Rrezik në portën e Thomas Strakoshës. Pas një aksioni të gjatë Robertson pason në qendër të zonës, ku godet Rasëll, pretendime për prekje të topit me dorë, por gjithçka e rregullt, pas devijimit të Gjimshitit.

14′ – Gavazaj ka një mundësi për të harkuar nga e djathta, por topi i hedhur nga lojtari anësor është i gabuar dhe shkon në duart e portierit vendas.

10′ – Mulgru provon përmes një goditje dënimi, por Strakosha është i vendosur mirë dhe neutralizon rrezikun.

4′ – Strakosha bëhet shpëtimtar me pritjen e tij, Mekgregor tenton nga një goditje dënimi, por “gardiani” kuqezi është vendimtar me ndërhyrjen e tij! Nga këndi Gjimshiti rrezikon të shkaktojë autogol, por me fat kuqezinjtë, pasi topi devijohet nga një prej lojtarëve vendas.

1′ NIS NDESHJA!

FORMACIONET

Skocia: MekGregor, Odonëll, Robertson, Sutar, Mulgru, Teirni, Mekgin, MekDonald (Armstrong 46′), Neismith, MekGregor (MekTominei 79′), Rasëll. Trajner: MekLish. Të gatshëm: Gordon, Arçër, Patërson, Grifiths, Forest,  Snodgras, Xhek, MekTominei, Shini.

Shqipëria: Strakosha, Hysaj, Veseli, Gjimshiti, Binaku, Gavazaj (Prenga 46′), Xhaka, Lilaj, Ndoj (Manaj 67′), Memushaj, Balaj. Trajner: Kristian Panuçi. Të gatshëm: Berisha, Hoxha, Mihaj, Agolli, Basha, Mavraj, Lika, Kaçe, Guri, Hyka.

Kartonë të verdhë: Sutar 15′, MekDonald 18’/ Ndoj 64′, Prenga 80′

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online