Ashtu si pak ditë më parë, kuqezinjtë do tentojnë që të marrin një tjetër rezultat pozitiv, por këtë herë në Skocinë e largët.Të besuarit e Kristian Panuçit kërkojnë një fitore që do i konfirmonte si pretendentë për të fituar grupin 1 të Ligës C.
Hera e parë që skuadra shqiptare përballet me Skocinë. Në ndryshim nga ndeshja me Izraelin, tekniku italian ka bërë tre ndryshime në formacion, duke aktivizuar nga minuta e parë Ndojn, Balajn dhe Lilajn.
PJESA E PARË
Është mbyllur pjesa e parë në “Hampden Park” në barazim 0-0 mes Skocisë dhe Shqipërisë. Vendasit kanë qenë dukshëm më superior se kuqezinjtë, pasi kanë krijuar raste, por kanë goditur dhe shtyllën.
Pritjet e Strakoshës, por dhe fati e kanë mbajtur portën e Shqipërisë të paprekur. Lilaj dhe Memushaj kanë tentuar të befasojnë, por pa mundur që ta gjejnë rrugën e rrjetës. Vendasit shënuan pak minuta para se të mbyllej pjesa e parë, por me të drejtë anësori e anuloi për pozicion jashtë loje.
Kuqezinjtë nisën që të reagonin me kalimin e minutave, por duket qartë se të besuarit e Kristian Panuçit po mendojnë më shumë për të mos pësuar si fillim.
LIGA E KOMBEVE
LIGA C, GRUPI 1
SKOCI 2-0 SHQIPËRI
Shënues: Gjimshiti (autogol) 47′,Naismith 68′
GOLI
47′ – Pas një harkimi nga e djathta nga Robertson është Neismith që godet me kokë, Gjimshiti devijon, por jo mjaftueshëm, pasi topi shkon në portën e Strakoshës
68’ – Pas një harkimi nga e majta, nuk largohet siç duhet topi nga ana e kuqezinjve, pas tyre ishte Naismith, i cili me kokë nuk e kishte të vështirë që të dyfishonte rezultatin.
EPISODET
66’ – Ndoj pason nga e majta, Balaj godet nga fare pranë, por nuk është i saktë shkodrani, i cili nuk e gjeti dot kuadratin e portës.
63′ – Pas një harkimi nga e djathta, Robertson nuk mundet që të arrijë topin, për fatin e mirë të kuqezinjve.
58′ – Veseli bën gjithçka mirë duke ndalur një goditje mjaft të rrezikshme të Odonëll.
53′ – Lilaj provon të rrezikojë me një goditje nga distanca, por pa rezultat, pasi është i vendosur mirë portieri vendas.
51′ – Kombinime të bukura mes Xhakës dhe Memushajt, vlonjati pason për Balajn, i cili i vetëm me portierin vendas gabon.
42’ – Robertson pason për Neismith, i cili gjen rrugën e rrjetës, por lojtari skocez ishte më i avancuar se mbrojtja e Shqipërisë dhe anësori sinjalizon me të drejtë pozicion jashtë loje.
43’ – Memushaj rrëmben një top dhe avancon i vetë, me të majtën e tij nuk tregohet i saktë, pasi topi shkon ngjitur me shtyllën.
36’ – Mekgregor provon me një goditje të befasishme, por topi ndalet nga Gjimshiti, në vazhdimin e aksionit provon MekDonald, por tentativa e këtij të fundit është krejtësisht e gabuar.
32′ – Pasime të shumta të kuqezinjve, Memushaj pason për Balajn, i cili shmanget bukur brenda zonës, por gjyqtari sinjalizon se shkodrani ka përdorur duart duke akorduar faull.
25′ – Hysaj pason bukur për Balajn, por sulmuesi nuk e godet siç duhet topin.
24’ – Pas harkimin nga një goditje dënimi, Neismith provon me kokë nga fare pranë, por fati është me kuqezinjtë, pasi lojtare skocez godet shtyllën.
22′ – Lilaj provon nga distanca, topi shkon pak mbi traun e portës së Skocisë.
17′ – Rrezik në portën e Thomas Strakoshës. Pas një aksioni të gjatë Robertson pason në qendër të zonës, ku godet Rasëll, pretendime për prekje të topit me dorë, por gjithçka e rregullt, pas devijimit të Gjimshitit.
14′ – Gavazaj ka një mundësi për të harkuar nga e djathta, por topi i hedhur nga lojtari anësor është i gabuar dhe shkon në duart e portierit vendas.
10′ – Mulgru provon përmes një goditje dënimi, por Strakosha është i vendosur mirë dhe neutralizon rrezikun.
4′ – Strakosha bëhet shpëtimtar me pritjen e tij, Mekgregor tenton nga një goditje dënimi, por “gardiani” kuqezi është vendimtar me ndërhyrjen e tij! Nga këndi Gjimshiti rrezikon të shkaktojë autogol, por me fat kuqezinjtë, pasi topi devijohet nga një prej lojtarëve vendas.
1′ NIS NDESHJA!
FORMACIONET
Skocia: MekGregor, Odonëll, Robertson, Sutar, Mulgru, Teirni, Mekgin, MekDonald (Armstrong 46′), Neismith, MekGregor (MekTominei 79′), Rasëll. Trajner: MekLish. Të gatshëm: Gordon, Arçër, Patërson, Grifiths, Forest, Snodgras, Xhek, MekTominei, Shini.
Shqipëria: Strakosha, Hysaj, Veseli, Gjimshiti, Binaku, Gavazaj (Prenga 46′), Xhaka, Lilaj, Ndoj (Manaj 67′), Memushaj, Balaj. Trajner: Kristian Panuçi. Të gatshëm: Berisha, Hoxha, Mihaj, Agolli, Basha, Mavraj, Lika, Kaçe, Guri, Hyka.
Kartonë të verdhë: Sutar 15′, MekDonald 18’/ Ndoj 64′, Prenga 80′