DIREKT/ Nis pjesa e dytë në Laç, ritëm shumë i lartë

Kategoria Superiore – Java e 12-të

 E shtunë, 25 nëntor, ora 14:00, stadiumi i Laçit

Laçi – Kukësi      0-1

Shënues: Shameti 4′

Laçi: Selmani, Fangaj, Qaqi, Gjoni, Shala (Kallaku 49′), Nika (Xhixha 58′), Jonuzi, Bardhi (Lushkja 67′), Uzuni, Eskerda, Rexhinaldo. Trajner: Gentian Mezani. Të gatshëm: Vata, Duka, Prodani, Bushi. Trajner: Gentjan Mezani.

Kukësi: Koliçi, Idrizi, Shameti, Hoxha, Rrumbullaku, Musolli, Imami, Guri, Bakaj (Ethemi 89′), Kale (Kërkotiç 69′), Alijev (Peposhi 72′). Trajner: Mlladen Milinkoviç. gatshëm: Frashëri, Alla, Shtubina, Hallaçi. Trajner: Mlladen Milinkoviç.

Gjyqtarë: K. Meta, E. Barushi, R. Zaimi, K. Shahini.

Delegat: D. Bastari. Vëzhgues: I. Kristo.

Kartonë të verdhë: Qaqi 68′, Eskerda 71’/ Idrizi 22′, Kale 47′ Alla 77′

GOLI

4’ –  Harkimi nga këndi i brazilianit Kale shkon në shtyllën e dytë, Shameti vigjilent gjen topin me kokë dhe i jep avantazhin kuksianëve.

EPISODET

6’ – Jonuzi rrëzohet brenda zone, asgjë për gjyqtarin Meta.

7′ – Eskerda provon nga distanca, topi shkon mbi traversë.

10′ – Nika rrëzohet brenda zone, asgjë përsëri për kryesorin Meta.

12’- Idrizi goditet me çakmak nga tribuna, loja ndërpritet për afro dy minuta dhe më pas rinis sërish.

18’ – Nika avancon bukur dhe në hyrje të zonës pason për Rexhinaldon, ngjitur me shtyllën shkon tentativa e sulmuesit.

24’ – Eskerda godet nga një goditje dënimi, topi përplaset në tokë dhe kontrollohet në dy kohë nga Koliçi.

25′-  Alijev tenton nga distanca, i pasaktë sulmuesi azer, me topin që shkon ngjitur me shtyllën.

26′ – Kale rrëmben një top nga e djathta dhe avancon përpara, harkimi i brazilianit shkon te Alijev, i cili godet me kokë, por neutralizon Slemani.

28’ – Uzuni bën mirë gjithçka deri në dalje të zonës së Kukësit, goditja e tij shkon larg kuadratit.

30’ – Imami shërben mjaft bukur për Alijevin që tenton të shmangë Gjonin, por ky i fundit shkakton faull.

31’ – Bakaj merr përsipër ekzekutimin, topi ndalet nga muri.

33’ – Rast ideal për Laçin. Pas një aksioni të gjatë, Uzuni pason për Qaqin në qendër që godet, por Koliçi bën mrekullinë duke e devijuar topin.

42’ – Jonuzi godet nga jashtë zone, topi devijohet dhe përfundon në këndore.

45+4’ – Meta akordon 11-metërsh për Laçin, pas një prekje të topit me dorë brenda zone. Eskerda merr përsipër ekzekutimin. Braziliani tregohet i pasaktë pasi topi përplaset në shtyllë.

50’ – Qaqi provon nga brenda zone, i pakalueshëm Shameti në këtë rast.

51’ – Ndërpritet sërish ndeshja për pak minuta pasi edhe Kale goditet nga një çakmak. Gjithçka rinis pas dy minutash.

59’ – Rexhinaldo mjaft bukur rrotullohet brenda zone, megjithatë goditja e tij shkon mbi kuadrat.

62’- Musolli shërben për Alijevin që avancon deri në zonën e Laçit. Goditja e azerit ndalet nga Selmani, por topi devijohet dhe shkon te Bakaj, që në mënyrë të pabesueshme gabon edhe pse me portën e boshatisur

71’- Rast fantastik për vendasit, por Koliçi dhe Idrizi ndalin tentativat e Lushkjes dhe Qaqit.

76’ – Imami provon nga distanca, por ndal Selmani. Bakaj ndjek aksionin dhe fton Gurin, sërish vendimtare ndërhyrja e Selmanit që ndal dhe shkodranin.

82′ – Xhixha kërkon të befasojë, por gjen vetëm rrjetën e jashtme.

83’ – Xhixha tenton të futet në zonë por rrëzohet në duelin me Rrumbullakun. Asgjë për Metën.

87’ – Harkimi nga e djathta e Xhixhës gjen devijimin e Shametit, por fatmirësisht për kuksianët topi shkon në këndore dhe jo në portë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online