Tirana dhe Kastrioti janë ndalur në një barazim 0 – 0 në “Selman Stërmasi”. Rezultati i sotëm mban në dy pikë diferencën midis të dyjave ekipeve, kur kanë mbetur dhe dy ndeshje nga fundi i kampionatit, çështja e mbijetesës mbetet ende e hapur.
Në pjesën e parë të dyja ekipet u treguan të kujdesshme, duke mos lënë shuam hapësira në prapavijë. E dyta filloi më mirë për Tiranën që iu afrua golit në dy raste me Ngo, por anglezi nuk ishte në ditën e tij më të mirë. Në 15 minutat e fundit të lojës Kastrioti rrezikoi disa herë portën e Likës, por “gardiani” kryeqytetas shpëtoi disa herë të tijtë.
KATEGORIA SUPERIORE – JAVA 34
E SHTUNË, MË 18 MAJ 2019, ORA 16:30
TIRANA-KASTRIOTI 0-0
Tirana: Lika, Kërçiku (Sentamu 76′), Turtulli, Imami, Hoxhallari, Mauexhe (Daja 84′), Kobina, Hasani, Oduamadi (Doka 44′), Greca, Ngo. Trajner: Ardian Mema
Kastrioti: Çekrezi, Husein, Bojom, Çela, Ndreca (Kingsli 90+1), Ymeraj, Shehu, Okegubugu (H.Marku 73′ ), Bardhi, T. Marku (Vatnikaj 73′), Roxher. Trajner: Bledar Devolli
Kartonë të verdhë
Hoxhallari 25′, Turtulli 38′, Kërçiku 75′ / T.Marku 43′, Çela 66′, Ndreca 90′
EPISODET –
90+3′ – Mundësi shënimi për Tiranën, por goditja e Sentamus nuk gjen kuadratin e mbrojtur nga Çekrezi.
79 – Kastrioti i afrohet golit me Vatnikaj, por Ilion Lika shpëton sërish Tiranën me një pritje fantastike.
76 – Gol i anuluar. Kastrioti çon topin në rrjetë me një goditje dënimi, por festa e prish arbitri anësor që sinjalizon për një pozicion jashtë loje.
70′ – Sërish Ngo me një shans të shkëlqyer për Tiranën, por tregohet sërish i pasaktë në goditjen me kokë.
69′ – Greca harkon për Ngo, anglezi gjuan me kokë, por nuk arrin ta shenjëstrojë portën e mbrojtur nga Çekrezi.
65 – Një gjuajte e rrezikshme e Bardhit neutralizohet nga Ilion Lika.
58′ – Hoxhallari tenton të gjej golin nga një goditje dënimi. Çekrezi grushton gjuajten e mëngjarashit të Tiranës.
56’ – Kastriot kundërpërgjigjet me Ymerajn, i cili afrohet goli,por një ndërhyrje e Kërçikut shmang një gol të sigurt për krutanët në fund. Kastrioti sulmon sërish, por
54’ – Ngo bën gjithçka mirë duke dribluar dy lojtarë të Kastriotit. Anglezi shërben për Hasanin, i cili prek topin, por Husein shmang një gol shumë pranë vijës fatale.
MBYLLET PJESA E PARË
30’ – Hoxhallari tenton të befasojë Çekrezin nga një largësi e konsiderueshme. Topi përfundon pak metra mbi tra.
28’ – Një top i gjatë i Çelës shkakton rrëmujë në mbrojtjen e Tiranës. Maveje ndërhyn në momentin e fundit dhe spastron topin.
2’ – Ngo shërben mirë brenda zonës për Oduamadin, i cili rrëzohet dhe pretendon për penallti, por ndërhyrja e mbrojtësi Husein është e saktë.