“Dinamo është në Kategorinë e Parë, ne rrezikonim”! Duro: Isha i stresuar gjatë gjithë ndeshjes, po frynte edhe një erë skandaloze

Laçi ka arritur që të fitojë me vështirësi ndaj Dinamos me shifrat 2-1. U mendua se ky takim do të ishte shumë i lehtë për kurbinasit që arritën të shënonin që në sekondën e 33 me Guindo. Mbrojtja kryeqytetase nuk kishte hyrë ende në fushë dhe ishte e përgjumur, ndërsa sulmuesi i Laçit goditi në cepin e rrjetës.

Barazimi do të vinte nga Fejzulla në minutën e 60 pas një goditje që në pamje të parë dukej pa pretendime, por falë gabimit të Dajsinanit, te Dinamo duhej të festonin. Por për ekipin e Vanolit nuk ka frymëmarrje as në këtë rast pasi Zarubica shënoi në minutën e 85 nga 11 metrat duke shfrytëzuar goditjen e gabuar që Reginaldo i bëri Shehut në zonë. Më poshtë gjeni intervistat e trajnerëve për “Supersport”:

Duro: “Kushtet atmosferike ishin të këqija. Pësuam një gol në momentin kur Dinamo nuk po shkonte asnjëherë në portë. Pastaj rrezikuam, por ndeshjen duhej ta mbyllin më para. Ky trepikësh na jep qetësi, jemi edhe në finalen e Kupës së Shqipërisë. Kam qenë i stresuar gjatë gjithë kohës pasi po frynte një erë skandaloze dhe mund të ndodhte gjithçka. Dinamo është në Kategorinë e Parë për mua, ishte më e qetë se ne, ne kishim objektiva dhe rrezikonim më tepër”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online