Tjetër humbje që rëndon gjendjen e Dinamos, Laçi i gëzohet fitores në minutat e fundit nga 11-metrat

Laçi ka arritur që të fitojë me vështirësi ndaj Dinamos me shifrat 2-1. U mendua se ky takim do të ishte shumë i lehtë për kurbinasit që arritën të shënonin që në sekondën e 33 me Guindo. Mbrojtja kryeqytetase nuk kishte hyrë ende në fushë dhe ishte e përgjumur, ndërsa sulmuesi i Laçit goditi në cepin e rrjetës.

Barazimi do të vinte nga Fejzulla në minutën e 60 pas një goditje që në pamje të parë dukej pa pretendime, por falë gabimit të Dajsinanit, te Dinamo duhej të festonin. Por për ekipin e Vanolit nuk ka frymëmarrje as në këtë rast pasi Zarubica shënoi në minutën e 85 nga 11 metrat duke shfrytëzuar goditjen e gabuar që Reginaldo i bëri Shehut në zonë. /Sport Ekspres/

LAÇI (4-3-3): Dajsinani; Velija, Ignjatovic, Velkoksi, Ziko; Shehu, Ujka, Deliu; Adeleke, Guindo, Mazrekaj. Trajner: Shpëtim Duro. 

DINAMO (4-3-3): Simoni; Prodani, Sofranca, Mija, Bardhi; Siljanovki, Demiri, Fejzulla; Denisson, Reginaldo, Ibraimi. Trajner: Rodolfo Vanoli. 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online