Dikur shkëlqente te Junajtid, mesfushori  përfundon në ligën e dytë turke

 Në futboll nuk janë të pakta raste ku futbollistë të caktuar shpërthejnë që në adoleshencë dhe më pas në mënyrë të pashpjegueshme marrin tatëpjetën për poshtë. I tillë është dhe rasti i mesfushorit brazilian Anderson, emri i të cilit ngjall shumë nostalgji për fansat e Mançester Junajtid, por jo vetëm.

Anderson ka qenë pjesë e “Djajve të Kuq” në tetë sezone ku ka arritur suksese si në kampionat por edhe në Champions. Braziliani iu bashkua Junajtid nga Porto në moshën 19-vjeçare dhe pati një fillim të shkëlqyer duke siguruar edhe disa grumbullime me përfaqësuesen e Brazilit, por në moshën kur shumica dërrmuese e futbollistëve kapin kulmin e karrierës, Anderson bëri të kundërtën duke u zhytur në një spirale për poshtë që s’kishte fund.

Tani 11 vite më vonë, Anderson ka firmosur me ekipin e Adana Demirspor, klub që militon në kategorinë e dytë të futbollit turk, dhe të mendosh që braziliani është tri vite më i ri se ish kolegu i tij te Mançester Junajtid Kristiano Ronaldo.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *