Dikur kërkonte Champions Leaguen-n, sot e gjen veten të rënë nga Premier League! Milot Rashica me sytë nga merkatoja

Milot Rashica ishte një nga ata emra për të cilët drejtorët sportiv e shihnin si një bast të fituar investimin. I shpejtë, teknik, i aftë në lojën një kundër një, anësori shqiptar është një nga ata futbollitë që shkakton dhimbje koke për krahët e prapavijës. Nga kampionati i Kosovës në arenën më të vështirë të futbollit në Europë, Rashica ka ngjitur dukshëm shkallët në karrierën e tij.

Lojtari 25-vjeçari shqiptar shkëlqeu në Holandë dhe më pas me Verder Bremenin në Bundesligë. Kaq mjaftoi që në Shqipëri të “qanin” largimin e tij nga Kombëtarja, duke ia faturuar De Biazit si fajin më të madh lënin e këtij talenti jashtë listës për Euro 2016. Vetëm dy vite më parë Rashica ishte në gojën e mediave gjermane dhe ashtu siç do të deklaronte asokohe menaxheri i tij, Altin Lala, kishte ardhur momenti për të hedhur hapin e madh në karrierë. Kjo nënkuptonte nënshkrimin me një ekip që do i siguronte pjesëmarrjen në Champions League. Fundja, interesimet nuk mungonin.

Por jeta jo gjithmonë shkon ashtu siç e dëshirojmë dhe Championsi mbetet edhe sot e kësaj dite një ëndërr në sirtar për futbollistin e përfaqësueses së Kosovës. Forma e tij e dobët pas periudhës së pandemisë u reflektua edhe në merkato, ku në fund firmosi me ekipin e Noruiçit. Pjesë e ligës më të fortë në Europë, por pa siguri qendrimi në të.

Ende pa përfunduar kampionati, “kanarinat” e gjejnë veten zyrtarisht të rënë nga kategoria. Noruiçi mund ti ofrojë Rashicës vetëm Championshipin sezonin e ardhshëm, dukshëm jo atë që ai do të dëshironte. Pa mbushur ende një vit në radhët e klubit anglez, Milot Rashica ka hedhur përsëri vështrimin nga merkatoja. Vera është përpara dhe me sa duket do të jetë e gjatë dhe e lodhshme për të dhe Altin Lalën./Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online