Ekskluzive/ “Muçi te Napoli? Do të shkojë në një klub të madh”! Arbi Laçi flet për interesimin e ekipit të Serisë A: Pak prekje topi i duhen…

Ndoshta në periudhën më të vështirë të karrierës, por Ernest Muçi është gati që të bëjë hapin më të madh, atë të jetës. Shumë vuajtje për prodhimin e Tiranës nën drejtimin e trajnerit serb Vukovic, që në këtë periudhë është ulur në stol dhe nuk po aktivizohet në Poloni. Por po në të njëjtën periudhë, Napoli ka shprehur interesimin për afrimin e këtij elementi.

Si “gjahtar talentesh”, në Itali e kuptojnë se sa larg mund të mbërrihet me Muçin dhe për këtë arsye janë të gatshëm për të investuar në të, pavarësisht formës aktuale. “Sport Ekspres” ka kontaktuar me Arbi Laçin, njeriun që vendosi bast për Ernestin në periudhën kur u afrua në ekipin e parë të Tiranës, për t’i zgjatur një kontratë profesionale në një moshë fare të vogël.

“Do ishte fantastike nëse do të realizohej. Muçi nuk është ende gati për një nivel të tillë, por klubet e mëdha gjithmonë investojnë tek lojtarët me potencial dhe Muci ka shumë. Mjaftojnë pak prekje topi nga ai për të kuptuar se sa larg do shkoj. Kjo është arsyeja pse emri tij sot është opsion për një transferim të mundshëm”, tha Laçi.

Por a ishte transferimi te Legia e Varshavës si zgjidhje ideale? Në të kaluarën ka pasur shumë vështirësi për shqiptarët, teksa edhe Armando Sadiku me historinë e “Ferrarit” të lënë në garazh kujtohet ende mes ironisë në mediat polake. “Transferimi te Legia ishte lëvizja e duhur për të ardhmen e Muçit. Polakët e blenë nga Tirana për ta rishitur dhe besoj do ta bëjnë shumë shpejt. Cilësitë që ka, karakteri i fort sportiv e bën një investim nga i cili mund të përfitohet shumë shpejt. Muci e tregoi veten në Europa Ligë, dha sinjale të forta në kampionat e tani i duhet një tjetër mundësi. Nëse nuk do të jetë Napoli, patjetër do të jetë një tjeter klub i madh që do investoj te ai.

Nuk e shoh të vështirë për shqiptarët në Poloni. Klubet e mëdha kanë strategji menaxhimi për lojtarët e rinjë, kanë objektiva sportiv dhe financiar. Muçi u servir në Europa League dhe tani është në shitje. Celhaka mori disa muaj për t’u përshtatur dhe tani po luan. Të tjerë lojtarë shqiptarë do të shkojnë shumë shpejt në Poloni pasi tani është një treg i hapur falë Muçit dhe Celhakës”, shprehet mes sigurisë Arbi.

Pas epokës së artë dhe të lavdishme të Skënderbeut, Tirana u rikthye për të hequr barriera për herë të parë. Nëse më herët ishim mësuar që produktet e Superiores të kishin një kalim trampolin para hapit të vërtetë, bardheblutë dërguan dy elemente si Ernest Muçi dhe Jurgen Celhaka direkt te Legia e Varshavës, që ka peshë të madhe në Europë. Për këtë arsye, Laçi që dikur ka qenë pjesë e këtij suksesi, nuk ngurron të përgëzojë klubin për punën që po vazhdon ende.

“Tirana ka mësuar të investoj tek të rinjtë. Po bëjnë një punë të madhe për të ardhmen dhe i përgëzoj për këtë. Duhet të vazhdojnë të shesin, përzgjedhin elemente nga akademia, të rinj nga rajoni dhe patjetër që duhet të fokusohen tek elemente cilësore nga Afrika, aty ku tregu është i lirë dhe futbollistët e vlefshëm për të bërë biznes janë të shumtë. Këtë treg e kam prekur nga afër disa herë e në disa vende. Këto dite po mbyll një transferim të madh të një sulmuesi 18-vjecar për të cilin do të paguhen 200 mijë euro. Do të jetë një emër i madh në futbollin ndërkombëtar. E përmenda këtë fakt për të treguar se klubet në Shqipëri duhet të investojnë, presin dhe më pas përfitojnë si në rastin e Muçit, Merveil, Olainkës apo dhe të tjerë. Mjafton të ketë një strategji afatgjate dhe struktura të shëndetshme”, përfundoi Laçi. /Sport Ekspres/

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online