Burrëria e Skë”nderit” të Korçës, i shkaktuan dhimbje koke Vllaznisë dhe mbajnë të pastër Superioren

Nëse më herët ka pasur në shumë raste polemika dhe aludime për ekipet që ndodheshin të rëna nga elita e futbollit shqiptar sa i përket ndeshjeve në javët e fundit, këtë herë imazhi i Superiores mbetet i pastër. Skënderbeu e ka marrë rrugën në Kategorinë e Parë, por korçarët janë duke luajtur deri në fund futboll burrëror.

“Nuk i takon Skënderbeut të hapë këmbët”, tha Gega pas ndeshjes me Vllaznisë. Një përballje kjo që në pjesën e parë u dominua me mundësitë flagrante të ekipit korçar, që dy herë nuk arriti kur gjendej pranë Zogovic.

Dhimbje koke për Plorin që në fund arriti t’ia dilte falë një goli të Esin Hakaj, ndërsa Skënderbeu edhe pse me 10 lojtarë, garoi si të ishte ende në vallen e mbijetesës. Shumë gjëra nuk shkuan si duhet që nga koha kur Gega mbërriti me misionin e mbijetesës, shumë prej tyre nuk vareshin nga dora e trajnerit.

Skënderbeu e kishte nisur rrugëtimin drejt Kategorisë së Parë dhe transformimi i Kastriotit me Egnatian e ka shuar edhe atë fije shprese që mund të ndizej te korçarët. Por në fund me rëndësi ngelet që skuadra të luftojë të dalë me kokën lartë edhe nga një betejë e humbur, për të respektuar veten fillimisht dhe të tjerët. /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online