Dikur “i vodhën” golin-titull, sot i marrin makinën!

Sulei Muntari, ish mesfushori i Interit dhe Milanit, por kohët e fundit te Peskara, shok skuadre me Memushajn sezonin e shkuar, po jeton momentin e tij më të vështirë. Në fakt, përveç se është pa punë, pra i lirë dhe pa skuadër, 33-vjeçari është ndaluar në kufi mes Italisë dhe Zvicrës nga agjentë të policisë rrugore, të cilët kanë sekuestruar makinën e tij për disa këste kredie që nuk ka paguari…Ganezi, ashtu si shkruan “Secolo XIX”, në këtë moment, deklaroi: “Eshtë e vërtetë, jam mbrapa më këstet, por po kaloj moment të vështirë. Më jepni kohë, do të zgjidh gjithçka”. E të mendosh që vetëm disa vjet më parë, me Milanin, shihte t’I anullohej ndoshta goli që vendosi për teknologjinë dhe futjen e saj në futboll, me Bufonin që nxorri nga porta një top që kishte kaluar vijën e mesit në Milan-Juventus… Dhe kushedi, me atë gol gjërat mund të kishin ndryshuar.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online