Diego Kosta paralajmëron Atletikon: Nxito, ose gjej ekip tjetër

Diego Kosta po lodhet së prituri, pasi merkatoja po i afrohet fundit dhe sulmuesi nuk po arrin të shkëputet nga Çelsi, ku është nën kontratë, edhe pse jashtë skuadre. Këtë verë e kanë kërkuar Milani e shumë klube, ndaj braziliano-spanjolli paralajmëron: “Nëse Atletiko nuk bën një sforcim për të më blerë, mund të ndryshoj plan dhe të shkoj te një klub që është gati të investojë për mua. E kam treguar me fakte dashurinë dhe interesimin që kam për të shkuar tek Atletiko, por ata nuk po bien dakord me Çelsin dhe Atletiko nuk po mundohet shumë, ndaj nuk mund të luaj në një klub që nuk bën ndonjë sforcim të madh për mua”, ka deklaruar Kosta për televizionin ESPN.

Në lidhje me Çelsin: “Më kanë ofruar në disa klube, por u kam thënë që dua vetëm Atletikon, meqë nuk më kanë në planet e veta. Nuk do e le fatin tim në dorën e klubit, që të fitojë më shumë para. Ata duan të marrin paratë që investuan fillimisht për mua, shifra që Atletiko nuk i paguan dot, me sa duket. Uroj që Atletiko të bëjë një ofertë të arsyeshme dhe Çelsi të mos mendojë vetëm për paratë”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online