Dibala me shokë befasojnë Barzalin për ditëlindje, plas gallata për moshën

Andrea Barzali, një nga shtyllat e Juventusit dhe Italisë në shekullin e ri, ka mbushur 38 vjeç sot.

Veterani italian është befasuar nga shokët e tij të ekipit, sepse kur ka shkuar në dhomat e zhveshjes ka gjetur zbukurime, tullumbace dhe një tortë për ditëlindje.

Dibala ka pasur idenë për festën surprizë, ndërsa ka plasur gallata, sepse në vend të numrit 43, te qirinjtë e tortës dhe te tullumbacet ishte formuar numri 43, duke i shtuar 5 vite moshës së Barzalit.

“Je numri 1. Të organizuam festën si fëmijët 5 vjeç, sepse të duam shumë, miku ynë!”, shkruan Dibala në Instagram.

Komentet kanë vërshuar në lidhje me numrin 43, pasi shumë tifozë kanë bërë humor, duke u kujtuar juventinëve që edhe klubi ngatërronin numrin e titujve kampionë (2 i janë hequr Juves nga Federata Italiane).

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *