PSG refuzohet nga trajneri legjendar, arsyeja është një drejtues!

0

PSG zyrtarisht mbështet pa kushte trajnerin Tomas Tuhel, por mbyllja e sezonit me vetëm një trofe dhe dështimi i radhës në Champions League ka bërë që mediat në Francë e jashtë saj të kërkojnë çdo javë një trajner të ri.

Sipas gjermanes Bild, PSG ia ka ofruar sërish postin e trajnerit një legjende si Arsene Ëenger, i cili është pa punë që prej largimit të Arsenalit, ku drejtoi për 25 vite.

Megjithatë, francezi ka refuzuar dhe sipas gazetarëve gjermanë arsyeja është Antero Henrike.

Drejtori sportiv i PSG-së është kritikuar shpesh në të shkuarën  nga Venger për punën e tij dhe trajneri nuk pranon të punojë në një klub me të.

You might also like
Leave A Reply

Your email address will not be published.