Brahim Diaz është blerja më e re e Realit të Madridit. Kampionët e Europës shpenzuan plot 15.5 milionë sterlina për të siguruar shërbimet e 19-vjeçarit, prej të cilit pritet jashtë mase shumë, pasi shihet si një nga talentet më të mëdhenj të futbollit spanjoll.
Në prezantimin e tij, pak momente më parë, Diaz u shfaq mjaft i emocionuar dhe i lumtur për kalimin në radhët e Realit. Spanjolli deklaroi se është dita më e rëdnësishme e jetës dhe se ëndërronte që fëmijë që të luante për madrilenët. Brahim Diaz do të mbajë mbi shpinë fanellën me numrin 21.
“Është dita më e rëndësishme e jetës time. Vij në klubin, ku kam ëndërruar të luaj që kur kam qenë i vogël. Kur vendosa të largohem nga Mançester Siti, kisha në tavolinë tre opsione. I pari, të luaja për Realin e Madridit, i dyti, të luaja për Realin e Madridit, dhe i treti, të luaja me Realin e Madridit. Nuk doja te ikja në asnjë vend tjetër. Premtoj që do të jap 100% për klubin më të madh në Botë dhe dua t’i falenderoj të gjithë për besimin.”
?? Escucha a @Brahim Díaz durante su presentación como jugador del @realmadrid. Siempre tuvo claro dónde quería jugar y así lo ha expresado… #HalaMadrid | #WelcomeBrahim pic.twitter.com/GRGvNc0eei
— Real Madrid C.F. (@realmadrid) January 7, 2019