Di Françesko: Souza në stadium? Asnjë problem! Nga lojtarët dua vetëm një gjë

Roma e ka fituar ndeshjen e parë ndaj Portos dhe tanimë në kthim do të duhet të mbrojë triumfin 2-1 të arritur në shtëpi. Trajneri Eusebio Di Françesko është treguar i qartë gjatë konferencës për shtyp, duke e vënë theksin te loja mbrojtëse. “Do të jetë shumë e rëndësishme të bëjnë një ndeshje të madhe në fazën mbrojtëse. Më pas pjesa tjetër do të vijë vetë”, ka deklaruar trajneri i Romës, i cili mund ta mbyllë para kohe aventurën e tij me verdhekuqtë.

“Gabimet individuale me Lacion, a do ketë ndryshime? Të flasësh për emra të përveçëm është gabim i madh, është grupi që ka bërë një ndeshje të keqe. Duhet të mendojmë për ndeshjen e nesërme, përtej asaj se kush do të luajë apo jo në krahasim me derbin kundër Lacios. Ka shumë aspekte te një futbollist, nuk është vetëm ai fizik. Është edhe ai psikologjik dhe ka shumë rëndësi që të futemi të qetë në fushën e blertë”.

“Florenci në krahun e djathtë? Gjithçka është e mundur dhe djemtë duhet të jenë të përgatitur. Djemtë nuk dinë asgjë rreth formacionit. Dua t’i shoh në fytyrë lojtarët dhe t’i analizoj ata që më bindin”.

“A keni mbështetje? Derbi ka bërë që të ketë shumë fjalë, por ne duhet të mendojmë për ndeshjen me Porton. Mbështetja është themelore, por nesër do të jetë më e rëndësishme që lojtarët që do të hedh në fushë të bëjnë një paraqitje të jashtëzakonshme, si ato që kemi bërë vjet, veçanërisht në Champions”.

“A do iu dukej e papërshtatshme prania e Paulo Souzës në stadium nesër? Absolutisht jo, një gjë janë deklaratat, tjetër është të shkosh të shohësh ndeshjet. Mund të më ndodhë edhe mua në të ardhmen. Pse, do jetë në stadium Paulo Souza?”, u shpreh Di Françesko.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online