Trajneri i Romës Euzebio Di Françesko mund të ketë dhënë daljen për shtyp më të sikletshme të karrierës së tij si trajner. Roma rikthehet në kryeqytet me një humbje turpëruese 7 – 1 ndaj Fiorentinës, një rezultat ky që lë një njollë që s’do të “pastrohet” për vite me radhë nga fanella e verdhekuqve. Tekniku italian, natyrshëm e fillon duke kërkuar ndjesë:
“Duhet t’i kërkojmë falje të gjithë tifozëve për paraqitjen e sotme. E kam të vështirë të shpjegoj çfarë ndodhi. Ishte një ndeshje e menaxhuar keq nga çdo aspekt. Jam i pari që duhet të kërkoj falje për këtë turp. Por, nuk pranoj që njerëzit të më “kryqëzojnë”. Nuk më shkuar në mendje dorëheqja as për një moment. Skuadra akoma është e “sëmurë”, mund të bëjmë sa të doni debat për taktikat, por pa mentalitet është e pavlerë”,
NDESHJA NË FUNDJAVË NDAJ MILANIT – “Duhet të reagojmë. Duhet ta shlyejmë në një farë mënyrë paraqitjen e sotme. Nuk është aspak e lehtë të flasësh pas një ndeshje të tillë, pasi nuk i mendon mirë fjalët që tha”. Përfundoi Di Françesko.