Përzgjedhësi i sektorit të arbitrave, Sokol Jareci ka folur për “Supersport” sa i takon dhunës së ushtruar ndaj gjyqtarit Hamitaj pas përfundimit të ndeshjes mes Kamzës dhe Laçit. Në fjalën e tij, Jareci u shpreh:
SULMI NDAJ HAMITIT – “Personalisht, unë situatën e djeshme kisha kohë që e prisja, për fatin e keq. Sa herë që bisedojmë për mbarëvajtjen e lojës, themi: Shpëtuam dhe këtë javë! Kjo nuk është më sport, nuk është më futbol. Të shkojë një arbitër dhe të mos jetë i përqëndruar 100% në fushë, e them dhe njëherë, kjo nuk është punë profesionistësh”.
INCIDENTI ME FOTOGRAFIN E FLAMURTARIT – “Ju ishit dëshmitarë në atë që ndodhi në ndeshjen mes Partizanit dhe Flamurtarit. I patë forcat e rendit, që me gjithë respektin, reaguan me shumë vonesë. Fati i mirë i Hamitit i cili shpetoi, por sot mund të ishim në një situatë tjetër, shumë më të rëndë”,- tha Jareci.