Sapo përfundoi ndeshja dhe u bënë edhe përshëndetjet me tifozerinë e jashtëzakonshme, lojtarët dhe drejtuesit e Skënderbeut u mblodhën në dhomat e zhveshjes.
Festë e jashtëzakonshme, përqafime e “dush” me shishe uji mbi kokën e njëri-tjetrit. Festë mëse e ligjshme për Skënderbeun.