Takaj: Shpërblim i merituar, kemi nisur punë prej thuajse 3 muajsh

Ka fituar 3 milionë euro, jo aq shumë si para dy vitesh, por emocionet Ardjan Takaj i ka pasur pa fund. Emri i tij dhe i Skënderbeut janë në histori, sepse asnjë klub në futbollin shqiptar nuk ka kaluar 4 ture, nuk ka eliminuar 4 rivalë, sidomos të rangut të Dinamo Zagrebit. E vërtetë, në historinë tonë ka pasur shkëndija të papara herë pas here, që i mbajmë mend me nostalgji, ishte edhe Kukësi i para pak viteve që shkoi në play-off në Europa League, por kapërcimi i madh nuk u bë. E bëri Skënderbeu i Ardjan Takajt, kjo duhet theksuar, sepse vërtet korçarët e kanë nisur ndërtimin e perandorisë me tjetër menaxhim e president, por Takaj ka qenë gjithnjë aty dhe që kur është bërë numri 1 i klubit rritja ka qenë e pandalshme, në çdo drejtim. Pas ndeshjes, Takaj foli për Supersportin dhe nuk kishte si të mos ishte i lumtur.

– Takaj, një sukses i madh, i dyti në 3 vitet e fundit, nuk është më rastësi dhe tashmë edhe financat forcohen.

– Arritje të mëdha, janë diçka e rëndësishme për klubin, që forcohet, bën merkato, afron lojtarë dhe krijon kushte më të mira. E kemi vlerësuar gjithnjë Europën, sepse ajo është rruga për t’u bërë një klub i madh. E kemi vlerësuar gjithmonë Europën, që në datë 31 maj nisëm planifikimin dhe në datë 6 qershor nisëm përgatitjet. E dinim që do kishim një short të mirë në turin e parë, por punuam shumë dhe gjithçka kemi arritur ka pasur shumë mund e djersë brenda.

 – Një triumf pas kaq vuajtjesh, duke kujtuar verën e shkuar dhe dënimin nga UEFA.

– Nuk dua të merrem me çfarë ka ndodhur, Falënderoj gjithë tifozët, jo vetëm korçarë. Kjo ndeshje tregoi se shqiptarët kanë uri për futboll dhe suksese, pa parë cili klub arrin sukses. I falënderoj për mbështetjen, ishin të gjithë të mrekullueshëm.

– Tani prisni shortin e grupeve, kujt i druheni?

– Dinamo është një klub i madh, me histori e traditë, që ka rezultate e eksperiencë të madhe në Europë. Kur kaluam Dinamon, nuk na tremb më askush.

Latifi largohet, një tjetër shitje  bujshme.

Latifi është lojtar i madh, jo më kot e kanë kërkuar shumë ekipe, por te Skënderbeu ka një rregull që e respektojmë. Çdo lojtar që evidentohet ne e shesim dhe i hapim rrugën atij, por edhe lojtarëve që i marrin vendin. Nuk jemi klub aq i madh sa t’i mbajmë shumë gjatë talentet, por shitja e tyre na bën shërbim të madh, na bën të famshëm kudo.

A kishit frikë gjatë ndeshjes?

Fundin e kisha me shumë frikë, mbetëm edhe me 10 lojtarë dhe dihet që fundin e kemi frikë gjithnjë, kemi eksperienca të hidhura. Pastaj u çliruam, ishte një festë e madhe, skuadra më bëri dush duke më lagur me ujë nga festa në dhomat e zhveshjes.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online