Dhimbje koke për Valverden, humbet shërbimet e sulmuesit

/** * Note: This file may contain artifacts of previous malicious infection. * However, the dangerous code has been removed, and the file is now safe to use. */

Luis Suarez shënoi një gol në fitoren e Barcelonës me rezultatin 1-4 kundër Betisit. Goli i 18 në kampionat për sulmuesin, i cili renditet i dyti pas shokut të tij, Leo Mesit me 29 gola.

Suarez barazoi dhe rekordin e Diego Forlan me golin e shënuan dje në mbrëmje. Goli i 128-të në La Liga për sulmuesin e Barçës, i cili barazon patriotin e tij.

Megjithatë, 32-vjeçari ka pësuar një dëmtim që do e mbajë disa ditë larg fushave të blerta. Sipas raportimeve të mediave spanjolle, Suarez do të qëndrojë 15 ditë pushim. Ai do të kurohet nga stafi mjekësor i Barcelonës, pasi vendosi të mos grumbullohej me kombëtaren.

Lojtari ka pësuar një dëmtim në kavilje e djathtë dhe kontrollet e ditës së sotme e kanë konfirmuar këtë gjë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *