Antonio Konte dhe tifozët e Interit kanë marrë një lajm të keq. Gjatë stërvitjes së ekipit është dëmtuar Diego Godin, një nga afrimet më cilësore të merkatos.
Mbrojtësi uruguaian ka patur probleme në kofshën e majtë dhe do të duhet të qëndrojë pushim rreth 20 ditë. Mungesa në ndeshjen e parë të kampionatit kundër Leçes është e sigurt dhe mjekët shpresojnë ta rikuperojnë sa më shpejt të jetë e mundur.
Konte ka provuar D’Ambrosion në mbrojtjen me tre, bashkë me Shkriniar dhe De Vrij. Një opsion tjetër mund të jetë edhe aktivizimi i 20-vjeçarit Alesandro Bastoni.