Devolli: I kemi lënë disa pa gjumë, me fatin nuk hahet inat!

Bledar Devolli foli pas ndeshjes me Laçin në emisionin “gol pas Goli” në Superiore, teksa fillimisht deklaroi: “Veç pjesës së parë që ishim të përgjumur, që erdhi edhe prej stadiumit bosh, pjesën e dytë e patëm në kontroll, kishim raste dhe shënuam golin. Të vjen keq se si pësojmë. Tre goditje standarde, në të tria rrezikojmë. Nuk duhet të mërzitemi, të vazhdojmë punën|.

“Nuk më intereson si dalin kundërshtarët. Më intereson ekipi im. Po bëjmë kampionatin tonë, ndoshta i kemi lënë disa pa gjumë por nuk është faji jonë. Ndoshta rikuperojmë javën tjetër me Flamurtarin në shtëpi”.

“Goli i pësuar? Roxher la pozicionin, duhet ta mbulonte dikush tjetër që e kishin caktuar. I dolën pesë vetë përpara nuk e kapën topin. Me fatin nuk han dot inat”.

“Kemi presion, pasi e kemi çuar vetë situatën deri këtu. Nëse fitojnë ndeshjet tona, edhe mund t’ia dalim. Do bëjmë kampionatin tonë. Prodhojmë lojë, raste. Nuk u vë faj lojtarëve, veç Bojom dhe Çelës të tjerët ndoshta luajnë për herë”, përfundoi Devolli.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *