Devid Bekam i është dashur të dalë para gjykatës në Londër. Legjenda angleze është kapur nga kamerat e sigurisë rrugore duke përdorur celularin gjatë ngarjes së makinës. Ky veprim konsiderohet shumë i rrezikshën në Mbretërinë e Bashkuar dhe për këtë nuk merret një vendim i thjeshtë komisioni, por duhet të përballesh me gjykatësin.
Bekam është dënuar më gjashtë muaj heqje të lejes së drejtimit të mjetit dhe me një gjobë 868 euro. Rastet e problemeve në rrugë të personaliteteve me impakt në botën sportive janë shumta ku nuk mungojnë aspak edhe rastet e aksidenteve.
Një numër i konsiderueshëm futbollistësh janë ndaluar për ngarje të mjetit në gjendje të dehur. Për ta ka pasur gjoba të shumta jo vetëm nga policia, por edhe nga klubet që nuk tolerojnë në të tilla raste. Një ndër ta ishte gjatë verës portieri i Totenhemit, Hugo Loris.