Albian Ajeti vazhdon të tërheqë vëmendjen e klubeve nga çdo cep i Europës me paraqitjet e tij te Bazeli. Sulmuesi me origjinë shqiptare ishte pranë kalimit të anglezët e Uest Bromuiç Albion, por në fund transferimi ka dështuar, kjo për shkak të vetë lojtarit.
Mediet angleze raportojnë se drejtuesit e Bazelit ishin shumë pranë akordit me palën angleze, por vetë Ajeti ndërhyri në fund duke kërkuar një pagë, që u konsiderua e papërballueshme nga përfaqësuesesit e skuadrës nga Midlends.
Më parë interesim për Ajetin ka shfaqur dhe Lacio, por oferta më konkrete ishte ajo e skuadrës që militon në Championship. Kontrata e 22-vjeçarit me Bazelin është e vlefshme deri në qershori të vitit 2022.