Një ndër dështimet më të mëdha të Realit të Madridit është padyshim Mariano Diaz. Sulmuesi u rikthye me bujë në “Santiago Bernabeu”, ku mori përsipër edhe numrin 7, që më parë mbahej në shpinë nga emra si Kristiano Ronaldo apo Raul Gonzales.
?? La estrategia será la paciencia
? El delantero no tiene intención de abandonar el club hasta agostohttps://t.co/DRhPcZumGy— AS (@diarioas) May 31, 2019
Gjithsesi, rikthimi i bujshëm shpejt u venit, pasi për asnjë moment Mariano nuk arriti të bëhej protagonist me fanellën e “Los Blancos”. Tashmë, largimi i tij duket i sigurt dhe në garë për shërbimet e tij është futur Valencia.
Klubi nga “Mestalla” i frikësohet një largimi të mundshë të Rodrigos, i cili kërkohet nga disa klube dhe po bën gati ta zëvendësoje me sulmuesin e Realit. Kontaktet e para mes drejtuesve të Valencias dhe atyre nga Madridi kanë nisur, mbetet për t’u parë se si do të shkojnë bisedimet.