Dështimi i parë i Partizanit, zyrtarizohet lëvizja në dalje

Partizani u eliminua nga Maribori në Europa League, ndërkohë që drejtuesit para ndeshjes me sllovenët zyrtarizuan afrimin e Stefan Nikoliç, malazezit që u mor për të shënuar golat e munguar të Partizanit.

Nuk ia doli dot të shënonte dhe nuk do të ketë këtë mundësi, pasi të kuqtë kanë njoftuar se bashkëpunimi mes palëve është mbyllur. Padyshim një dështim i të kuqve, pasi afruan një lojtar që nuk bindi. Fitorja më e madhe është se nuk do të vijojnë të paguajnë për një lojtar që do të qëndronte në tribunë.

“Klubi njofton mbylljen e bashkëpunimit me Stefan Nikoliç. Sulmuesi 28 vjeçar dhe klubi kanë vendosur të ndërpresin me mirëkuptim marrëveshjen mes palëve, duke i dhënë mundësi lojtarit nga Mali i Zi të jetë i lirë. Nikoliç ishte pjesë e skuadrës në dy përballjet e Europa League që ekipi zhvilloi ndaj sllovenëve të Maribor. Klubi i uron njëkohësisht Stefan Nikoliç suksese në karrierën e tij sportive”, njofton Partizani.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online