Dëshpërimi i Mezanit: Me këta lojtarë… jemi të rënë nga kategoria!

Shitja e Shkurtaj dhe Rrocës te Kukësi dhe largimi i disa titullarëve të tjerë e dobësuan shumë Luftëtarin, që e ka nisur në mënyrën më të keqe fazën e dytë të kampionatit. Bluzinjtë u poshtëruan sot në shtëpi nga Kastrioti me rezultatin 1-5.

Gentian Mezani ka folur pas ndeshjes në emisionin “Gol pas Goli” në “Supersport”, duke mos e fshehur zhgënjimin e madh. Një disfatë e tillë dhemb dhe trajneri duket i dorëzuar. Ai shpreh bindjen se Luftëtari nuk do arrijë të mbijetojë me këtë kontingjent lojtarësh.

HUMBJA – “Kjo humbje nuk ka fjale. Komplimente kundërshtarit pasi e meritoi fitoren. kishte forcë dhe karakter. Ne në të kundërt nuk kishim dëshirën e duhur, nuk kemi cilësitë e duhura në fushë dhe as dëshirën. Gabimet individuale bëjnë të sajën dhe arrijmë në këtë pikë ku jemi.”

PROBLEMET – “Nuk i pashë vetëm sot. U kamë thënë drejtuesve se nuk kemi skuadër për tu ballafaquar në Superiore. Më vjen keq që fjalët e mia kanë kaluar në vesh të shurdhër. Është e vështirë që të gjesh lojtar cilësorë. Ne i kishim dhe nuk ditëm që t’i mbanim.”

MBIJETESA – “Humbja në shtëpi ndaj një rivali direkt rëndon shumë. Nuk është çështje motivimi. Më duheshin lojtarë dhe unë pres dhe shpresoj që të vijnë këto lojtarë. E shoh shumë të vështirë mbijetesën. Ne nuk është se i kemi këtu dhe po stërviten dhe nuk i futëm. Ne nuk na kanë ardhur lojtarët. Uroj që të integrohen sa më parë me grupin dhe të mos bëjmë këto rezultate.”

Unë kam ardhur këtu jo për të rrëzuar Luftëtarin, të jenë të bindur të gjithë. Është shpejt të mendoj diçka tjetër. Duhet t’u japim mundësinë të gjithëve për t’u rritur.”

EKIPI – “Këto janë cilësitë që kemi. Keni parë lojtarë të ndryshëm dhe jo ata që kanë luajtur gjatë dy fazave të para. kanë qenë lojtarë që na kanë ndihmuar kur janë aktivizuar. Ata që kanë luajtur janë larguar. Nuk është vetëm Rroca dhe Shkurtaj, por edhe Janiçic, Radoviç që kanë luajtur në dy fazat e para. Më mungoi gjysma e skuadrës. Nuk e kemi nënvlerësuar. Kjo është forca jonë, më besoni për këtë pjesë.

Me këtë kontingjent, më vjen keq ta them, por jemi të rënë nga kategoria. E kam theksuar gjithnjë.

A do të qëndroni nëse nuk ndryshon situata? – “Unë shpresoj shumë sepse e kam marrë një “ok” nga drejtuesit se lojtarët janë tanët. I presim që të vijnë., shpresoj shumë që gjërat të përmirësohen. Do i mundohem të bëjë punën time dhe do jap më të mirën time. Ia lëmë kohës. Uroj që çdo gjë të ndryshojë pozitivisht sepse nuk mendoj se meriton Luftëtari me aq sa ka treguar në dy fazat e para që të jetë në këtë gjendje ku është. Nuk mund të jap diçka. Do të bëj më të mirën time, por është e vështirë dhe do të nxitohesha nëse do të dilja në një konkluzion.”

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *