Dëshiron të mirën e ekipeve shqiptare, Besnik Hasi telefonon Shpëtim Duron para Anderleht-Laçi

Laçi do të ndeshet në transfertë kundër Anderlehtit për të përmbyllur edhe turin e tretë në “Conference League”. Misioni i kualifikimit është thuajse i pamundur pasi ndeshja e parë u mbyll me shifrat 0-3 për belgët. Por para një përballje të tillë është Besnik Hasi që ka telefonuar trajnerin e Laçit, Shpëtim Duron.

“Besnik Hasi më ka telefonuar për të dhënë disa këshilla rreth Anderlehtit. Ka qenë një emër i madh për ne dhe ka kontribuar shumë për futbollin në Shqipëri”, do të shprehej Duro në një prej mediave belge. Padyshim që veprimi i Hasit mbetet për t’u vlerësuar teksa dëshiron zhvillimin e mëtejshëm të skuadrave shqiptare duke treguar disa sekrete të Anderlehtit. Fundja kush tjetër mund t’i dinte më mirë, pasi Hasi ka qenë dikur në kryesim të punës si trajneri i kësaj skuadre dhe këshillat e tij mund t’i vlejnë së tepërmi Duros. /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online