Deshamp analizon kundërshtarët: Më vjen mirë që do përballem me Panuçin!

Didier Deshamp foli për “RTSH” pas shortit për kualifikueset për “Euro 2020” ku skuadra e tij do të ndeshet dhe me Shqipërinë. Fjalë pozitive nga ana e trajnerit të kampionëve të botës, i cili ka vlerësim për kuqezinjtë, duke mos i diferencuar nga Turqia e Islanda, por kujton se këta të fundit ishin një ekip që bënë shumë mirë në Europianin e shkuar.

Mister, cili është komenti juaj për shortin?
Është një grup që e dimë tani. Shqipërinë e njohim pasi kemi përballur në disa ndeshje. Më vjen mirë që të përballem me Panuçin, pasin jemi. E kam pasur si lojtar te Monako. Është e vështirë dhe e komplikuar, plor po presim kalendarin se kur do të ndeshemi. Kemi hasur gjithnjë vështirësi, por kam shumë respekt për këtë ekip. Lojtarët që luajnë jashtë po bëjnë mirë. Do të kemi të njëjtin përqendrim dhe kujdes, për të parë të gjithë detajet, për t’u përballur sa më mirë në përballjet që do të kemi.

Kë shikoni si rivalin më të fortë?
Është e vështirë për të bërë diferencime. Islanda me rezultatet në Europian në Francë bëri shumë mirë. Nuk është e lehtë në Turqi apo në Shqipëri. Nuk mund të veçoj askënd. Jam i bindur se do të kem ndeshje të vështira me të gjithë.

Mund të na thoni se ku ndryshon Shqipëria e De Biazit me Shqipërinë e Panuçit?
Nuk mund të bëj krahasime mes Shqipërisë së De Biazit dhe asaj të Panuçit.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online