Dervishi: Në Europë duhen përforcime, Ramadani basti im që nuk e përkrahën!

Ish-drejtori i Partizanit dhe Kukësit, Dritan Dervishi, u ka bërë një analizë ekipeve shqiptare para kompeticioneve evropiane. Ai ka folur me gjerësi edhe se ku duhet të përforcohen ato, ndërsa nuk ka harruar të flasë edhe për Partizanin dhe të shkuarën e tij aty…

Sa forcë kanë ekipet shqiptare për të përballuar Kupat e Europës?

Ekipet tona besoj se do ta prezantojnë denjësisht futbollin shqiptar. Shpresojmë të kemi pak fat ne shortin e qershorit.

Ku duhet të ndërhyjnë dhe çfarë rolesh duhet të dublojnë Partizani, Kukësi dhe Skënderbeu?

Mendimi im është se Kukësi i duhen tre përforcime të forta dhe me kualitet në repartin e mesfushës dhe një sulmues pranë Pejiçit. Skënderbeut i duhet një mesfushor tip Shkëmbi dhe një sulmues i dytë pranë Salihit. Partizanit i duhet një përforcim në krah të majtë dhe një sulmues. Mendoj se duhet të mbahen me çdo kusht Ekuban dhe Torasa. Në Europë, unë bëj tifo për të tre këto ekipe.

Do preferonit Luftëtarin apo Tiranën në Europë?

Tirana duhet të zgjidhë problemet dhe te organizohet në çdo strukturë, të bëjë një merkato cilësore dhe pa reklamime të bujshme. Te Tirana duhet reformë dhe njerëz që mendojnë për klubin jo ata që shfrytëzojnë emrin e Tiranës. Me logjikë e meriton Luftëtari, pasi ka buxhet edhe për të përballuar Europa Leaguen, tjetër gjë dëshira.

Rënia e  bardhebluve dhe shpëtimi i Vllaznisë në fund, çfarë komenti keni?

Tirana s’ra për faj të politikës, apo arbitrave, ra për fajin e drejtuesve të klubit dhe për mosprofesionalizmin e e disa lojtareve. Josa është trajner i mirë, por besoj se dhe atë e lanë në mëshirë të fatit. Vllaznia e meritoi shpëtimin, por t’i bëhet mësim ky edicion dhe të mos merren me armiq imagjinarë.

Lexuam një deklaratë tuajën në lidhje me afrimin e Ramadanit…

Unë sa erdha te Partizani fillova monitorimin e kampionatit kosovar për të gjetur talente. Presidenti Gaz Demi më njohu me disa miq atje. Unë shkova disa herë aty për Ramadanin. Më ndihmuan Nexhmedin Haxhia dhe nga ana dokumenteve Geri Burba. Ramadani ishte basti im, tashmë  i fituar.  Për të nuk u pagua asnjë komision dhe presidenti Demi i pagoi 3 mijë euro vetëm për respekt të klubit Drita. Kisha kundërshti, pasi Starova ka deklaruar përpara presidentit se po luajti Ramadani nuk do jetë më trajner. Premtim i pambajtur.

Pse vazhdon dhe merresh kaq shumë me Partizanin dhe veçanti Starovën, Haxhinë dhe Tomorin?

Un nuk merren me ata për të  kërkuar vendin e tyre, pasi Partizani është kapitull i mbyllur për mua. Janë këta të tre që më kanë sulmuar gjithmonë, pasi u prisha rehatinë dhe po bëja reformë. Po futja në klub frymë të re, si në marrëdhëniet me FSHF, ashtu edhe me tifozët. Ata i mbushën mendjen Demit të më ulte në një rol tjetër dhe nxinë gjithçka që unë dhe stafi jonë bëri. Me padurim prisnin që unë të dështoja. Unë kam gabimet e mia, por diferenca është se unë gaboj se punoj, pa prekur interesat e klubit!

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online