Çështja “Karrasko”, agjenti i lojtarit belg shuan pikëpyetjet

Janik Ferreira-Karrasko është një ndër emrat më të përfolur të merkatos së janarit, teksa mesfushori do të lërë Kinën për t’u rikthyer përsëri në Evropë. Milani dhe Interi kanë qenë ekipet që janë përmendur më së shumti, por dhe një kalim në Premier Ligë nuk përjashtohet.

Së fundmi, ka folur agjenti i lojtarit belg, i cili ka sqaruar arsyet e kërkesës për largim nga Kina dhe nga ekipi i Dailan Jifang. Mosambjentimi i familjes së Karraskos në vendin aziatik është arsyeja kryesore për largimin, ndërsa agjenti i 24-vjeçarit konfirmon se klubi i Dailan do të shqyrtojë ofertat dhe do të vendosë.

“Ka shumë interes për Karraskon nga e gjithë Europa, sepse familja e tij po has shumë probleme me adoptimin në Kinë. Ai është i shqetësuar për familjen e tij, gjë që është krejtësisht normale. Ka shumë respekt për klubin aktual, Dailan, sepse i do edhe janë një skuadër e shkëlqyer me shumë histori.

Karrasko kërkon të jetë i sinqertë me ta dhe kjo është arsyeja që foli me klubin, duke i informuar që nuk është i fokusuar 100% në ndeshja për shkak të familjes së tij, e cila po has vështirësi me ambientimin në Kinë.

Janik ka respekt të madh për klubin dhe nuk do të ishte e drejtë nëse nuk do tregtonte. Për këtë arsye, Dailan do të shohë ofertat dhe do të zgjedhë ekipin që do ta bindë”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online