“Deri tani luanim një parking si Kamza“, Longo flet për herë të parë nga stadiumi i ri: Nuk jam për turizëm këtu, do i kalojmë limitet tona

Diego Longo ka mbajtur sot konferencën e tij të parë për shtyp në stadiumin e ri, “Kukës Arena“. Trajneri i Kukësit nuk e fsheh lumturinë për shtëpinë e re të verilindorëve, e cila tashmë i shton përgjegjësitë skuadrës për të arrritur rezultate pozitive. Longo shprehet se presioni mbrëmjen e nesërme do i takojë Laçit, ndërsa sa i përket objektivit thekson se Europa është vija e kuqe të cilën po ai vetë e ka hequr në fillim të sezonit.

“Në ndeshjet e mbetura do të thyejmë të gjithë limitet që kemi për të bërë të lumtur këta njerëz. Kemi një ndjenjë të madhe përgjegjësie. Kur e pashë stadiumin i përgëzova të ëgjithë, nga i pari te I fundit. Deri tani kemi luajtur në një fushë që do ta konsideroja si një parking, siç është ajo e Kamzës. Presioni tani i takon Laçit. Ne kishim presion kur luajtëm në shtëpinë e tyre. Më në fund, presioni është te ata tani. Tifozët janë këtu për të na mbështetur dhe për të na shtyrë më shumë.

Stërvitjen e mëngjesit sot e ndalova pak para kohe, sepse pashë një entuziasëm shumë të lartë. Gjendja e ekipit është shumë e mirë. Jemi shumë të lumtur për këtë. Është një ndeshje shumë e rëndësishme për klasifikimin. Nuk e kemi harruar sa kemi vuajtur në Laç dhe nesër është koha për t’ua kthyer mbrapsht. Nuk jam këtu për të qenë turist. Vijën e kuqe për zonën e Europës nuk e ka vënë presidenti, por të gjithë bashkë. E dimë shumë mirë se çfarë kërkojmë nga ky kampionat”, ka deklaruar Diego Longo./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online