“Në Kroaci kanë 20 vite pa ndërtuar stadiume”, Pejiç tregon objetivin e Kukësit: E nisëm për titull, por na kënaq Europa

Pero Pejiç ka qenë i pranishëm përkrahë trajnerit Diego Longo në konferencën për shtyp të mbajtur në ambientet e “Kukës Arena”. Menaxheri i klubit verilindor tregon hapin e madh të hedhur në futbollin shqiptar, që në ndryshim nga Kroacia e tij, ka ndërtuar disa stadiume me standarte moderne në vitet e fundit. Pejiç flet gjithashtu edhe për objektivat e Kukësit, teksa Europa do të kenaqte stafin drejtues.

“Vij në një pozicion tjetër. Nga lojtar tani jam menaxher. Më është dashur të sjell lojtarë, staf, trajner, siç është Diego Longo. Jemi në vendin e tretë, që na dërgon në Europë. Besoj se do ta mbajmë këtë pozicion. E nisëm sezonim me synimin për ta fituar kampionatin, por të luash me Tiranën, Partizanin, Dinamon, e cila megjithëse është poshtë tashmë ka fituar shumë trofe. Kukësi ka fituar vetëm 1 trofe, por do të lu.ftojmë. Një problem i madh ka qenë edhe fakti se kemi luajtur çdo ndeshje jashtë.

Kam luajtur këtu 5 vite më parë në një fushë të vogël sintetike. Por ajo që pashë tani është diçka e re, është një arenë e re. Në Kroaci nuk është ndërtuar asnjë stadium në 20 vitet e fundit. Është një problem i madh në Kroaci. Në Shqipëri keni ndërtuar “Kukësi Arena“, “Elbasan Arena“, “Air Albania“, apo ai i Shkodrës. Ky është një plus i madh për Shqipërinë. Jam i lumtur që ky klub ndërtoi një stadium të ri, sepse e meritojnë”, ka deklaruar Pero Pejiç./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online